Bejta merr Çmimin Evropian për praktika më të mira 2013 në Vjenë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë mori pjesë në ndarjen e çmimit Evropian për praktikat më të mira të vitit 2013. 

Kryetari Bejta e mori çmimin që komunës së Gostivarit iu ndajtë nga Shoqata Evropiane për kërkime cilësore (ESQR), për praktika më të mira në vitin 2013. 

Ceremonia e prezantimit të Çmimit Evropian për praktikat më të mira 2013, u mbajt te ish pallati për mysafirët e perandorit austriak në Vjenë të Austrisë.

Çmimi Evropian për programin e praktikave më të mira hedh një vështrim të plotë në punën e madhe që liderët e biznesit vënë në kompanitë dhe organizatat e tyre, por gjithashtu njeh edhe përpjekjet e punëdhënësve dhe siguron motivim për përparim të vazhdueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button