ZERO prej teksti – publikim gjysmë i zhveshur!!!

[GALERI: Shkova në ligjërata në fakultet – nuk më shkohej në shtëpi]

As informatë, as shkak, as pasojë, as shqyrtim i temës, as ofrim i përgjigjes, as tekst “sagllam”, as angazhim profesional…  Trivializëm, senzacionalizëm, pa ndonjë ide. Kjo është një ZERO e madhe me elemente gjysmë të zhveshura!!!

Linku deri te artikulli origjinal AAAAA: GALERI: Shkova në ligjërata në fakultet – nuk më shkohej në shtëpi

Data dhe koha e publikimit:

Data e recensionit: 07.02.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TË BRENDSHME, DEKOLTE DHE TAKE TË LARTA

Këtu nuk ka gazetari, ndërsa recensioni është i merituar për shkak se grumbulli i fotografive me vajza gjysmë të zhveshura, të marra prej kush e di se ku, është paraqitur si informatë legjitime.

Ky publikim i tejkalon kufinjtë, materiale të llojit “vajza e ditës” nuk guxojnë të përzihen me informimin e besueshëm të publikut. Shkak nuk ka, tregimi nuk ekziston, nuk vërehet asnjë vegël gazetareske… Përveç fotografive ka vetëm një fjali të vetme e cila nuk do të thotë asgjë:

Trendet e modës në Rusi ndiqen edhe nëpër ligjërata në fakultet. Që vajzat të mos i ndërrojnë teshat nga “njëqind herë në ditë”, apo jo

Dhe e cila nuk ka asnjë lidhje logjike me titullin:

GALERI: Shkova në ligjërata në fakultet – nuk më shkohej në shtëpi

Ideja me siguri ka qenë të “gjuhen” sa më shumë klikime. Shembull për atë se si në vend të gazetarisë shiten, të brendshmet, dekoltetë, mini fundet, taket e larta…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button