6 të arrestuar për kurdisje të ndeshjeve në Angli

Merr përmasa më të mëdha skandali i trukimeve në Angli. Agjencia kombëtare e krimit në shtetin britanik kreu gjashtë arrestime të tjera këtë herë jo më në kategoritë e ultë por në Championship, ku pas hetimeve dhe përgjimeve të kryera rezultoi se futbollistë të kategorisë së dytë në ishull paguheshin për t’u ndëshkuar me kartona të verdhë ose të kuq.

Njëri prej të ndaluarve ishte dhe ish-lojtari i Portsmouth Sam Sodje, i cili kishte pranuar një shumë prej 10 mijë funteve për t’u ndëshkuar me karton të verdhë në një ndeshje kampionati. Pagesa për Sodje është kryer në periudhën kur ai luante me skuadrën e Portsmouth dhe siç shikohet dhe nga pamjet, pasi ka marrë pagesën, këtë herë për shumën e 70 mijë funte, futbollisti është ndëshkuar me dëshirë me karton të kuq në ndeshjen me Oldham teksa ka goditur kundërshtarin e tij, Jason Baxter në vend delikat duke u ndëshkuar qëllimisht nga gjyqtari.

Sodje lidhur me këtë ndeshje pranoi se u detyrua të godiste kundërshtarin, pasi shkelmat që po jepte në fushë nuk po mjaftonin që gjyqtari ta ndëshkonte.

Për më tepër, Sodje dhe familja e tij kishin dhe një shoqata bamirëse, nëpërmjet së cilës përpiqeshin të pastronin paratë e fituara nga trukimi i shumës së kartonëve në një sfidë. 34 vjeçari madje nga hetimi kishte pranuar se do të përpiqej të manipulonte dhe ndeshje të Premier Leagues por gjithashtu dhe të Botërorit “Brazil 2014”, ku duke marrë parasysh vendin e origjinës së tij, Nigerinë nuk është e vështirë se cila do të ishte skuadra që ai mund të gjente terren për të ushtruar trukimin.

Por Sodje nuk është i vetëm në familjen e tij që dyshohet për trukim, pasi dhe i vëllai i tij Akpo, që luan në Konferencën e Jugut me skuadrën e Whiteheak gjithashtu gjendet nën hetimn ndërsa dyshohet dhe për përfshirjen dhe të vëllait tjetër Stephen dhe të lojtarit të Oldham Cristian Montano, ndërkohë që emrat e tjerë të futbollistëve të përfshirë nuk bëhen të ditur për shkaqe sigurie. 

Lajme të ngjashme

Back to top button