Shenjat që alarmojnë gjendjen shpirtërore tuajën

Shenjat e mëposhtme mund të alarmojnë paraqitjen e depresionit.

I kryeni me vështirësi detyrat e përditshme

Dallimi kryesor në mes të stresit dhe depresionit është se njerëzit që janë nën stres në përgjithësi mund të funksionojnë dhe t’i kryejnë detyrat e përditshme, si në shtëpi, ashtu edhe në punë. Por ata që vuajnë nga depresioni, kryesisht kanë pengesa fizike ose psikologjike për t’i kryer detyrat edhe më banale, si dushi, ngritja nga shtrati, aktivitetet sociale, shkuarja në punë, dhe madje edhe për të ngrënë. Të gjitha këto njerëzve që vuajnë nga depresioni mund t’u duken një sfidë e dhimbshme.

Pagjumësia

Problemet me gjumë nuk duhet të injorohen kurrsesi. Edhe para se ta pini tabletën për gjumë duhet të mendoni për shkaqet, dhe jo vetëm t’i shëroni pasojat.

Jo vetëm pagjumësia, por edhe cilësia e gjumit (rrotullimi gjithë natën, ose zgjimi disa herë gjatë natës) mund të jetë një simptomë e depresionit.

Nuk harroni

Nëse vazhdimisht mendoni për grindjen me nënën, partnerin ose shokun/shoqen tuaj më të mirë dhe thjesht nuk mund të “harroni”, diçka nuk është si duhet. Edhe në qoftë se në situatat kur jeni në shtëpi apo jashtë me shoqëri, ju nuk mund t’u rezistoni mendimeve dhe nervozit, ndoshta arsyeja mund të jetë pak më e madhe.

Kjo formë e të menduarit obsesiv është një nga treguesit e sigurt të depresionit.

Nuk mund të punoni

Shumë njerëz, të cilët ballafaqohen me depresion përdorin shumë ditë të lira dhe telefonojnë në punë për të lajmëruar se janë të sëmurë. Tek të tjerët të cilët rregullisht vijnë në punë, produktiviteti bie në masë të madhe.

Nëse e keni gjetur veten në këtë artikull, kërkoni ndihmë, flisni me dikë. Depresioni sigurisht nuk është diçka që duhet të turpëroheni, por duhet të bëni gjithçka që mundeni që ta shëroni atë dhe të vazhdoni të jetoni normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button