Nëse shkonte në Real, De Gea do të fitonte 11.8 milionë euro!

Në opinion kanë dalë detaje të marrëveshjes të cilën David De Geas (25), portieri i Manchester Unitedit, e nënshkroi verën e kaluar me Real Madridin, por realizimi i saj dështoi sepse përfundoi afati kalimtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Detajet i solli faqja Football Leaks, e cila zbulon informacione për marrëveshjet e futbollistëve, ndërsa sipas këtyre të dhënave De Gea në Madrid duhej të fitonte diçka më shumë se 11.8 milionë euro në vit.

Përveç rrogës prej 11.8 milionë euro në vit, që është rreth 225 mijë euro në javë, De Gea do të fitonte edhe 10.8 milionë euro menjëherë pas kalimit në radhët e “mbretërve”, si kompensim për nënshkrimin e marrëveshjes.

Në marrëveshjen ka qenë edhe klauzola sipas të cilës në rast të ndërprerjes së parakohshme të marrëveshes së De Geas portieri është dashur t’i paguajë Realit dëmshpërblim prej 496 milionë euro për çdo sezon të kaluar.

Duke marrë parasysh faktin se transferi është dakorduar në pesë para dymbëdhjetëve, ai nuk është realizuar. Manchester United me portierin spanjoll nënshkroi marrëveshje të re katër vjeçare. Detajet e saj nuk janë publikuar zyrtarisht, por supozohet se De Gea në javë fiton rreth 250 mijë euro.

De Gea në Manchester United erdhi në verën e vitit 2011 nga Atletico Madrid për 23 milionë euro, që është dëmshpërblimi më i madh që ndonjë klub britanik ka paguar për portier.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button