Besimi – Anik Van Kalster: Të zbatohet tërësisht Marrëveshja e Përzhinos

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës z-nja Anik Van Kalster me qendër në Sofje.

Në takim Zëvendëskryeministri Besimi falënderoi për mbështetjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga ana e Belgjikës në procesin e integrimeve Evropiane për vendin tonë dhe rajonin.

“Gjatë bisedës veçmas u theksuan aktivitetet të cilat merren për zbatimin e reformave kyçë nga agjenda Evropiane për vendin, me fokus të veçantë në pjesën e pavarësimit të gjyqësisë, reformave zgjedhore, marrëdhëniet fqinjësore, liria e shprehjes dhe mediat si dhe implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, ndërkaq veçmas u potencua edhe rëndësia e plotësimit të detyrimeve të marrëveshjes politike. Në fund të takimit u theksua edhe bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët me fokus të veçantë marrëdhëniet bilaterale e cila do te vazhdoj më tej me intensitet më të madh”, njofton Sekretariati i Republikës së Maqedonisë për Çështjen Evropiane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button