“Fundosje” e shpëtuar, shpëtimtarë të “fundosur”!

“Fundosje” e pa merituar nga të “fundosurit”, të “fundosur” që shpëtuan “fundosjen” e atyre që merituan “fundosjen”. Veprimet e secilit janë treguesi më i mirë për secilin. Shumë kush, shumë herë ka merituar “fundosjen”. Vetëdijshëm, vazhdimisht e dërgonin veten drejt “fundosjes”. Ne i deshëm më shumë se sa ata veten, sepse i shpëtuam nga “fundosja”. Të pavlerët ambicioz nuk zgjedhin mënyrën, por caktojnë qëllimin. Prandaj, të “fundosin” edhe pse i ke shpëtuar nga “fundosja”. “Fundosje” e pa merituar nga të “fundosurit”, të “fundosur” që shpëtuan “fundosjen” e atyre që merituan “fundosjen”.

Ndërlikim të cilin nuk e zgjidh ndryshimi, fatkeqësisht përmbysja është zgjidhja e vetme. Edhe për kundër që atyre ju dhamë kohën, ju besuam edhe pse jo veç me fjalë na treguan se nuk meritojnë besimin. Për gjatë 16 viteve e merituam “dhuratën” e njëjtë, “dhurate” helmuese me çmimin më të lartë. Si ka mundësi të meritojmë kaq shumë të këqija? Si ka mundësi që këto të këqija të jenë të konservuara edhe për të ardhmen. A nuk meritojmë asnjë të mirë? I arsyetuam, pa arsye. I dëmtuam ata dhe veten. Sikur të mos i arsyetonim? Do të lëndoheshin, por lëndimin favor do ta konsideronin tash, sepse do tua shpëtonim ndërgjegjen. Për ndërgjegje sot më së shumti kanë nevojë. Kanë humbur çdo gjë përveç turpit që është trashur. Turp që peshon. Peshë të cilën nuk do të mund ta bartin, fatkeqësisht do ta lëne trashëgim. Trashëgimi e dëshirueshme nga askush.

Trashëgimtar që do të ndiejnë neveri në momente përkujtimi. Çfarë llogarie është kjo? Ndërgjegje e ngarkuar, neveritës për me te dashurit dhe shembull i keq për shoqërinë! Kush e do ketë fund? As i ……. mendoj. Atëherë pse shkohet me këmbëngulje drejtë një fundi të tillë? Jo njerëzore ti “fundosësh” ata që të shpëtuan nga “fundosja”! Gabimi, është brenda njerëzores. Insistimi për ta mbrojtur gabimin është gabimi i vërtet. Po i mbrojnë gabimet. Kanë dal nga njerëzorja. Mbrojtja e gabimeve, për ata nënkupton mbrojtje e vetës. Prandaj, nuk ka më parime, e as qëllime të mbara për shoqërinë. Ka luftë për ta mbrojt të keqën, përmes së cilës e shohin shpëtimin! Flamur M.SYLEJMANI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button