Gjykata e Apelit ia lehtëson dënimin kirurgut Stavriq

Gjykata e Apelit në Shkup, e ka hedhur poshtë aktgjykimin e kirurgut Dejan Stavriq, duke e ndërruar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, dhe ka vendosur ta dënojë atë me dënim të kushtëzuar, njofton Portalb.

Gjykata Themelore Shkupi, në maj të vitit 2014, kirurgun Dejan Stavriq e dënoi me një vit burg, pas një seance të mbajtur ku u dëgjua i akuzuari, dëshmitarët, u shqyrtuan  provat, me çka u miratua aktvendimi. Stavriq gjykohet për kërkim të korrupsionit me vlerë prej 2 mijë eurove për ndërmjetësim të marrjes së pensionit invalidor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button