Nikollovski: Skandal, qytetarët me muaj nuk e kanë ditur se me çfarë po ushqehen

“Sot zbuluam, dëshmi skandaloze lidhur me sigurinë e ushqimit, gjegjësisht shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për fat të keq, deklarojmë se vitin e kaluar, plot 5 muaj, nga 2 maj deri më 17 shtator, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk ka pasur njohuri për sigurinë e ushqimit”, tha sot zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, njofton Portalb.

Sipas tij, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, nuk e ka zbatuar ligjin për siguri të ushqimit.

“Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kundër ligjit për siguri dhe ushqim nuk i ka zbatuar plotësisht: Programin për mbikëqyrjen e sigurisë së ushqimit, urdhrin për kryerjen e masave veterinare dhe kontrollet për mbrojtje të shëndetit publik nga ndotësit dhe mbetjet të cilat barten nga kafshët se prodhimeve nga kafshët, por edhe urdhrin vjetor për mbrojte shëndetësore të kafshëve në vitin 2015”, shtoi Nikollovski.

Nikolloski ngre çështjen se vallë, qytetarët kanë pirë qumësht nga kafshët e infektuara, apo kanë ngrënë mish apo salsiçe me kemikale, domate me pesticide, apo spinaq me metale të rënda. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button