‘Monstra’, familjarët presin hetimet e prokurores speciale

Pas takimit me anëtarët e prokurorisë speciale, familjari i të akuzuarve për rastin ‘Monstra’, Haki dhe Fejzi Azirit, Bedri Ajdari shprehet skeptik ndaj shqyrtimit të këtij rasti nga ky grup duke thënë që ata nuk disponojnë asgjë nga materiali që është dorëzuar prokurores speciale, njofton Portalb.mk.

“Ne u takuam me prokurorin Trajçe Pelivanov i cili është në grupin e prokurores speciale, dhe i thamë të gjitha ato që kemi për të thënë, mirëpo ende nuk dihej se a do të merret në shqyrtim rasti, pasi që dëshmitë ende nuk ishin dorëzuar. Dy ditë pas takimit tonë, lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev dorëzoi materialet e përgjimit dhe na informuan se është hapur hetim lidhur me rastin. Mirëpo unë sërish jam pak skeptik sepse ne nuk posedojmë asgjë nga materialet e dorëzuara. Tash nuk e dimë si do bëhet shqyrtimi, por po të kishim materialet do dinim nëse prokuroria anashkalon ndonjë pjesë apo ndonjë gjë të rëndësishme. Tani gjithçka varet nga prokuroria speciale”, tha për Portalb, Ajdari.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi thotë se prokuroria është angazhuar dhe ka informacione te detajizuara për rastin ‘Monstra’.

“Sa kam njohuri unë, Gjykata speciale është angazhuar për rastin, pasi që pas takimit që kishim, erdhëm në përfundim se gjykata speciale ka informacione edhe atë të detajizuara lidhur me rastin ‘Monstra”, tha Raufi, njofton Portalb.mk.

LEXO MË SHUMË:

Adnan Jashari: Rastet ”Monstra” dhe “Sopoti” objekt analize të prokurores speciale

Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

“Monstra”, familjarët e dëshpëruar, procesi po zvarritet

“Monstra”, familjarët në pritje të materialeve

“Monstra”, anulohet seanca e Apelit

“Monstra”, Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Rasti “Monstra”, pasojat e një paraburgimi të padrejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button