Paratë publike ua “mbyllin gojën” mediave

“Mbështetja” financiare e mediumeve me mjete nga buxheti është model mirë i njohur nga të gjitha pushtetet në Maqedoni në vitet e kaluara. Rezultatet nga keqpërdorimi i tyre eksplicit, veçmas shihen në tregun mediatik në vitet e fundit, njofton Portalb.

Me mbështetje buxhotere, Qeveria e ndihmon mbajtjen e saj në jetë, por edhe ngritjen e shumë mediumeve në nivel nacional dhe regjional, duke bërë konkurrencë jo-lojale dhe prishjen e bilancit ekonomik të tregut mediatik. Në këtë mënyrë, krijohet rrjet më i gjerë i mediumeve të mbështetur me çka edhe kolonizohet sfera e mediumeve nga ana e grupeve politike për shkak të zgjerimit të propagandës politike.

Shumë mediume, veçmas televizionet nacionale, kanë qenë shfrytëzues të mjeteve të cilat kanë ardhur nga reklamimi shtetëror. Ndarja e këtyre mjeteve nuk mund të sqarohet me asnjë logjikë ekonomike, përveç asaj se ata përfaqësojnë infuzion financiar për mediumet. Shteti i subvencionon më shumë 5 televizionet komerciale nacionale, me vlerë prej 50% nga harxhimet e përgjithshme të prodhimit në programin filmik dhe dokumentar. Në vitin 2014, sipas kësaj baze të televizioneve nacionale u janë ndarë subvencione me vlerë nga rreth 530.000 euro.

Modeli i financimit të servisit publik, i cili është ndërtuar në dy dekadat e fundit nën ndikimin e fuqishëm të garniturave pushtetare, prapë, ka sjellë shembjen e autonomisë institucionale dhe varshmëri të drejtpërdrejtë financiare nga buxheti. RTVM në vend që të funksionojë në interes të qytetarëve, është ndërtuar në një medium të sistemit të pushtetit, i cili shpesh interesat shtetërore i nxjerrë përpara atyre publike.

Kjo është vetëm një pjesë e përmbajtjes së hulumtimit për marrëdhëniet financiare të shtetit dhe mediumeve në Maqedoni, e cila është bërë nga Instituti i Maqedonisë për Mediume, në kornizë të projektit “Observatori mediatik në Evropën Juglindore”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button