Idrizi: Kjo është medalja më rëndësishmja për mua

Agjencia për të rinj dhe sport sot organizoi pritje për karateistët me rastin e prezantimit të suksesshëm në Kampionatin e 43-të Evropian në karate për të rin, junior dhe junior më të vjetër, që u mbajt në Limasol të Qipros.

Një medalje të argjendtë dhe gjashtë të bronzta është suksesi më I madh I deritanishëm në një garë të këtillë, nëse merret parasysh fakti se pjesëmarrës ishin më shumë se 940 garues nga 48 shtete.

Në konferncën për media para gazetarëve foli edhe përzgjedhësi Arlind Huseini, i cili shprehu gëzimin e tij nga paraqitja e karateistëve tanë, por njëherit edhe falënderoi Agjencinë për të rinj dhe sport që e ndihmuan pjesëmarrjen e ekspeditës së reprezentacionit të Maqedonisë.

Karateistet në konferencë për media
Karateistet në konferencë për media

Abdurahim Idrizi, i cili edhe shkroi histori për Maqedoninë, duke sjellë për herë të parë një medalje në garat KATA, ai ishte shumë afër medaljes së artë, por në finale kishte një konkurrencë të madhe e që arritja e tij me argjend nuk zvogëloi aspak arritjen e madhe në këtë kampionat.

Andurahimi tha se nuk ka qenë aspak e lehtë të arrijë në finale: “Të marrish medalje të argjendtë në Kampionat Evropian, aspak nuk ka qenë e lehtë, unë jam shumë i kënaqur për këtë sukses dhe fillimisht i falënderohem fillimisht familjes time, poashtu edhe trajnerëve të cilët më kanë stërvitur. Deri më tani kam marrë shumë medalje, por kjo për mua është më e rëndësishmja”, ka thënë për “Portalb”, nënkampioni evropian Abdurahim Idrizi.

Të theksojmë se ekspedita e reprezentacionit të Maqedonisë kishte arritur mbrëmë në Maqedoni, ndërsa kishte numër të madh që kishin dalë për ta përshëndetur suksesin e Idrizit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button