Janë disa gjëra që thjeshtë, ju bëjnë të mos i ndaheni njëri-tjetrit

Ja në disa gjërat të thjeshta që e bëjnë martesën tuaj të kënaqshme dhe të qëndrueshme.

Ja se cilat janë ato:

“Njëra prej gjërave që shohim tek çiftet e lumtura është se ata i dinë ndryshimet e njëri-tjetrit dhe nuk mundohen shumë të ndryshojnë tjetrin”, ka thënë Darren Wilk, terapeutist i certifikuar për çiftet në Vancouver.

Pra një prej gjërave që mbanë të fortë martesën tuaj është ideja për të mos provuar të ndryshoni njëri tjetrin.

Mundohuni të kuptoheni në atë çfarë doni të bëni dhe bëni që të kuptoheni si favore që i bëni njëri tjetrit qoftë edhe gjatë angazhimeve në shtëpi.

 “ Kur ju i tregoni nevojat tuaja, prezantoni ato që i doni më mirë se ato që nuk ju pëlqejnë. Në vend se të thoni ‘e urrej të planifikoj gjithçka,’ provoni të thoni ‘ Do të doja më shumë të jem spontan’”.

Dhuroni partnerit zërin pozitiv të mbështetjes, por shpesh çiftet harrojnë ta bëjnë.

“Hulumtuesit e Gottman, ekspert të lidhjes, kanë gjetur se çdo ditë të jetë, çiftet e lumtura kanë 20 momente pozitive, që i shprehin përmes shikimit, komplimenteve, prekjeve” thotë Wilk.

Tregoni dicka pozitive partnerit tri herë në ditë, dhe jeni të veçantë. Në vend se të thoni “Ti je një prind i mirë” tregoni se pse e thoni këtë. “ Ti je një prind i mrekullueshëm sepse i ndihmove vajzës të përfundojë lojën puzzle, të cilën nuk do të kisha durimin t’i ndihmoja unë”.

Fokusohuni në gjëra pozitive gjatë martesës tuaj.

“Çiftet që nuk janë të lumtura zakonisht përqendrojnë mendjet e tyre në gjëra negative”, thotë Wilk. Bëni udhëtime të paharruara sepse “çiftet e lumtura janë të prirur të rishkruajnë historinë duke harruar të këqijat dhe duke u fokusuar në kohë të lumtura” thotë Wilk.

Kurrë mos mbani anën e armikut, për çfarëdo qoftë tregoni përkrahje për partnerin. Besimi, siguria, dhe premtimet janë elementet kyçe në lidhjet, por duke i patur këto nuk nënkupton që ju të mos bëni më shumë.

Ndjenja e bashkëveprimit është një element tjetër për të mbajtur të fortë martesën dhe nuk ka të bëjë vetëm me daljet në mbrëmje, por çiftet e lumtura janë të prirur të bëjnë shumë gjëra së bashku.

Duke ditur se partneri juaj thërret për vëmendje dhe kujdesuni edhe për gjërat më të vogla dhe përgjigjuni nevojave të partnerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button