Sekondat e fundit i japin fitoren Oklahomas

Ndeshje fantastike është zhvilluar në Chesapeake Energy Arena, Oklahoma City, ku skuadra me të njëjtin emër mposhti Denver Nuggets me rezultat të ngushtë 115:113. 20 sekondat e fundit të ndeshjes ishin jashtëzakonisht dramatike sepse me orë të rëndomtë nuk përfunduan për afro 6 minuta, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta dhe (time-out) të kërkuar nga trajnerët.
Ty Lawson i Denver i cili edhet ashtu ishte koshashënuesi më i mirë me 29 pikë e 8 asistime, pati mundësinë reale që ta barazonte rezultatin dhe ta dërgonte skuadrën e tij në vazhdime, megjithatë nuk shënoi në gjuajtjet e lira kur kishin mbetur 03.3 sekonda deri në fund dhe kështu Denver humbi ndeshjen e katërt këtë stinor.
Për triumfin e 7 sezonal për Thunder, më meritorët ishin Kevin Durant me 38 pikë 8 kërcime e 6 asistime dhe Russell Westbrook me 30 pikë 12 kërcime e 7 asistime.

Memphis Grzzlies shënoi fitore në udhëtim te LA Clippers me rezultat 106:102, në duelin poashtu interesant dhe të paparashikuar deri në fund të ndeshjes. Mysafirët fal Zach Randolph i cili shënoi dabëll dabëll fantastik prej 26 pikë e 15 kërcimeve, arritën deri te fitorja e gjashët në këtë edicion karshi pesë disfatave. Randolph pati përkrahjen e spanjollit Mark Gasol i cili i shtoi 23 pikë 9 kërcime e 8 asistime, pra ishte shumë afër të regjistronte (triple-double). Te vendasit u dalluan qendra Black Griffin me 23 pikë e 11 kërcime dhe Chris Paul me 18 pikë të shënuara.

Portland Trail Blares shënoi fitoren e shtatë rreshtë në NBA, duke e mposhtur Brooklyn Nets me rezultat 108:98.
Blazers ishin të udhëhequr nga LeMarcus Aldridge i cili shënoi 27 pikë ndërsa më edikasi te skuadra humbëse ishte Shaun Livingston me 23 pikë të shënuara.

Chicago Bulls më vështirë se ç’pritej mposhti Cahrlotte Bobats me rezultat 86:81, për të arritur te triumfi i pestë sezonal. Luol Deng ishte lojtari i ndeshjes me 21 pikë të shënuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button