Davutoglu: Turqia dhe Kazakistani kanë perspektivë të përbashkët

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kazakistan u takua me kryeministrin e këtij shteti, Karim Masimov, ndërsa më herët u mbajt një takim i delegacioneve të të dyja vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu gjatë takimit të delegacioneve tha se Turqia dhe Kazakistani janë dy shtete të ndryshme, por me një kulturë të përbashkët, dhe me interesa strategjike të përbashkëta.

Për vizitën e parë zyrtare në cilësi të kryeministrit, ai tha se shpreson të mos jetë e fundit. “Edhe pse të dy vendet nuk kanë një kufi të përbashkët, ne vlerësojmë se bëhet fjalë për shtete fqinje dhe miqësore. Pas shpalljes së pavarësisë nga Kazakistani, marrëdhëniet tona kanë avancuar në nivelin më të lartë të mundshëm” theksoi Davutoğlu.

Kryeministri turk theksoi më tej se të dy shtetet kanë perspektivë të përbashkët për shumë çështje siç janë tregtia, ekonomia dhe sektorët e tjerë.

Në Astana me Kryeministrin Davutoğlu po qëndrojnë edhe zëvendëskryeministri Tugrul Turkes, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas, ai i Detarisë dhe Komunikacionit, Binali Yildirim, dhe zyrtarë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button