Mbi 70 mijë shtetasve të Maqedonisë ju mohohet e drejta e votës

Më shumë se 70 mijë shtetas të Maqedonisë ende nuk janë në listën e zgjedhësve dhe si pasojë nuk kanë të drejtën e votës. Këto janë të dhënat e fundit të cilat Alsat i siguroi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Sipas anëtarit Subhi Jakupi, nuk janë të vërteta spekulimet se lista përmban më shumë votues seç duhet sepse numri i personave më të drejtë vote nuk llogaritet duke minsuar personat nën moshën 18 vjeçare nga numri i përgjithshëm i popullatës por nga numri i personave të cilat janë shtetas të Maqedonisë, raporton Alsat M.

Jakupi merë për bazë të dhënat e vitit 2010 ku numri i shtetasve të RM-së është 2 milion e 406 mijë e 268. Nëse nga ky numër minusojmë personat nën moshën 18 vjeçare që sipas statistikave të vitit 2010 është 527 mijë e 971, mbeten 1 milion e 878 mijë e 297 qytetarë që duhet të jenë në listën e zgjedhësve. Aktualisht lista e zgjedhësve numëron 1 milion e 804 mijë e 644 persona që do të thotë se në të mungojnë 73 mijë e 653 persona.

Regjistri i shtetasve të Republikës së Maqedonisë viti 2010 2.406.268
Popullata nën moshën 18 vjeçare, viti 2010 527.971
Qytetarët që duhet të kenë të drejtë vote 1.878.297
Votues të regjistruar aktualisht (01.12.2015) 1.804.644
Mungesë 73.653

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button