Sot në KS shqyrtohet raporti për Kosovën

Sot pritet që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë raportin e rregullt tremujor të cilin do ta paraqesë Sekretari i Përgjithshëm i KB së,  Ban ki Moon. Raporti pritet të trajtojë situatën e përgjithshme të sigurisë me një vështrim edhe për zgjedhjet, përfshirë edhe veriun e Kosovës.  Në raportin e tij prej 17 faqesh, që është publikuar në Internet, theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herëpashershme të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.

Megjithatë,thuhet se “të gjitha palët duket se demonstrojnë një përkushtim në rritje për parandalimin e tensioneve në terren për ta mundësuar dialogun e nivelit të lartë dhe për lëvizjen përpara të procesit implementues”.

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e lavdëron si Beogradin ashtu edhe Prishtinën, për angazhimin e vazhdueshëm aktiv në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, “një numër i sfidave, që janë paraqitur në proces kanë marrë përgjigje nga liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë, me vizion dhe këmbëngulje, duke rezultuar me kompromise të mëtejshme dhe me forcimin e konsensusit, dhe në këtë mënyrë është mbajtur lëvizja përpara e procesit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button