Vrasja e Martin Neshkovskit, ish polici Igor Spasov dërgohet në Prokurorinë speciale

Ish polici i akuzuar Igor Spasov i akuzuar për vrasjen e Martin Neshkovskit mbrëmë u paraqit para prokurorisë speciale,  i shoqëruar me forca të shumta policore para ndërtesës së prokurores speciale, Katica Janeva.

Nga Prokuroria Speciale nuk komentojnë duke u thirrur në fshehtësinë e procedurës para hetimore.

Martin Neshkovski u vra në vitin 2011 gjatë festimit të fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare.
MBP e udhëhequr nga ish ministrja Gordana Jankullovska u mundua ta fsheh vrasjen dhe faktin që atë e ka kryer një polic.

Vrasja e tij shkaktoi shumë mllef te qytetarët të cilët protestuan kundër dhunës policore, një muaj rresht në 2011-tën si dhe në mënyrë sporadike vitet më pas.
Vitin e kaluar me “bombat” e Zaevit dëgjuam se si Jankullovska dhe kolegët kanë bërë çmos që mos të merret vesh vrasja. Më pas rastin e ka marr në dorë Prokuroria Speciale.
LEXO: “Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button