Tetovë, volejbolli bashkon të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas

Sektori për Punë të Brendshme në bashkëpunim me OSBE dhe pushtetin lokal në sallën e shkollës së mjekësisë ka organizuar  turnir  në volejboll ku marrin pjesë 7 ekipe nga shkollat e mesme. Të gjitha ekipet kanë në përbërjen e tyre nxënës të nacionaliteteve të ndryshme.

Turniri zhvillohet në kuadër të dy projekteve, ” bën tifo pa sharje dhe dhunë” dhe ” shkolla të sigurta”. Qëllimi është që të ketë komunikim më të mirë mes nxënësve ,  dhe ata të mësohen të bëjnë tifo pa dhunë dhe fyerje . Në mënyrë të organizuar edhe ndeshjet tjera do të zhvillohen deri më datë 29 nëntor.

Zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski, thotë se “nga ky turnir pritet të zhvillohet një kulturë më e madhe sportive tek të rinjtë. Të mësohet të bëjnë tifo në mënyrë korrekte, pa dhunë”.
“Mendojmë se edhe në të ardhmen do të ketë organizime të këtilla për të siguruar një shoqëri më të shëndoshë”,  tha Josifovski.

Një nxënës i shkollës së mesme “Gjoce Stojcevski” thotë se aktivitetet e këtilla afrojnë të rinjtë duke mos marrë parasysh përkatësinë etnike.” Jam i  kënaqur me organizimin e  këtyre lloje të lojërave kemi mundësi të njihemi me njëri tjetrin, duam që të ketë organizime të këtilla mendoj se është mirë për ne” tha Rilind Ajdini. Një aktivitet i këtillë do të organizohet edhe në qytetin e Gostivarit, me qëllim përafrimin e të rinjve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button