Stop përdorimit të tepruar të antibiotikëve!

Në ditën evropiane e vetëdijesimin për antibiotikë, ekspertët edhe një herë kanë porositur të mos përdoren antibiotikët pa rekomandimin e mjekëve pasi qytetarët bëhen imun ndaj tyre dhe u kanosen shumë rreziqe.

Qëllimi i kësaj dite është përdorimi racional dhe me kujdes i antibiotikëve tha Golubinka Boshevska, nga Instituti për Shëndet Publik.

‘Antibiotikët duhet ti merrni vetëm atëherë kur ua janë rekomanduar nga mjeku amë apo specialist, duke respektuar periudhën për marrjen e tyre. 25 milion njerëz vdesin çdo vit duke përdorur antibiotikët nga ti cilën nuk janë më rezistent’ tha Boshevska.

Në Fondin për Siguri Shëndetësorë është evidente se antibiotikë me receta në 3-4 vitet e fundit janë dhënë në nivel stabil rreth shtatë milion euro, nëse këtu fusim edhe antibiotikët nëpër spitale shifra arrin deri 12 mln euro. Kështu tha Maja Parnaxhieva Zmejkova, drejtoreshë në Fondin për Siguri Shëndetësore.

Ajo që është alarmante është shfrytëzimi i antibiotikëve pa rekomandim të mjekut, dhe në bazë të anketës që ka realizuar Fondi, konstatohet si minimum 30 për qind nga ilaçet përdoren jashtë rekomandimeve medicinal nga ana e Barnatoreve dhe i shfrytëzojnë qytetarët.

Për të gjashtën herë Maqedonia i bashkëngjitet nismës Evropiane për shënimin e 18 nëntorit ditës për vetëdijesim për antibiotikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button