BDI hap shtabin në Reçicë të vogël, anëtarët e saj të bindur se do të dalin fitimtarë

Sot u bë hapja e Shtabit komunal zgjedhor në Komunën e Tetovë.

Shefi i Shtabit zgjedhor Bekim Neziri tha se BDI është e mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që në mënyrë demokratike dhe korrekte të jetë fituese absolute. Sipas tij, në gjithë territorin e vendit janë formuar mbi 34 shtabe komunale dhe mbi 400 shtabe vendore.

Shefi i shtabit komunal, Xhevat Ademi  tha se shtabi i Tetovës  është gati për zgjedhje.

“Filozofia jetësore dhe misioni politik i Ali Ahmetit që në këto zgjedhje do triumfojë bindshëm” u shpreh Ademi.

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta tha se BDI pret fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Edhe ata që nuk janë të bindur të votojnë BDI me aktivitetet tona do ti bindim të votojnë BDI dhe Ali Ahmetin. Në datën kur do të mbahen zgjedhjet së bashku do të festojmë fitoren  e radhës, sepse jemi më aktiv, më largpamës dhe më besnik”, tha Bejta.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Filozofia e Alise eshte filozofia e shkatèrrimit te Shqiptarve…
    Jeni aktiv ne shkaterrimin e Shqiptarve..
    Jeni Besnik ndaj Vmro per shkatèrrimin e Shqiptarve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button