Berisha: Përplasja ime me Erdoganin dhe pse votova kundër Palestinës në OKB

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një replike në Kuvend me deputetin Ben Blushi, ka akuzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, se nuk ka thënë të vërtetën në lidhje me premtimin e Tiranës zyrtare për të votuar pro Palestinës në OKB.

Ka qenë Ben Blushi që e akuzoi Berishën “se të ka quajtur Erdogan gënjeshtar”, por ish-Kryeministri deklaroi se “unë nuk e di se e ka thënë, por nëse e ka thënë është një të pavërtetë e madhe”.

Më pas, Berisha ka kritikuar në mënyrë të hapur politikën e jashtme të Turqisë në Lindjen e Mesme, që sipas tij ka qenë e gabuar.

“Unë që në krye të herës kam votuar kundër Palestinës në OKB pasi kam ndjekur politikën e Shteteve të Bashkuara , madje i kam thënë Erdoganit në telefon se unë abstenova për respekt të Turqisë, por unë do të votoja kundër”.

Menjëherë ka cituar Mustafa Qemalin, sipas të cilit Turqia nuk duhet të fusë hundër në Lindje të Mesme.

Ish-kryeministri gjithashtu në fjalimin e gjatë të tij në Kuvend ka nxjerrë në pah kontradiktat që ka me krerët aktual të Ankarasë, ku kritikoi edhe politikën e jashtme të Davutoglusë, i cili sipas Berishës ka shkruar se duhet të ketë zero probleme me fqinjët por sot del që ka probleme.

Bëhet fjalë mbi përplasjen  e fortë mes Tiranës dhe Ankarasë pikërisht në vitin 2012, kur Turqia kishte mobilizuar shumë vende për rezolutën e pranimit të shtetit të Palestinës në OKB.

Tirana zyrtare, me prezencën e vetë Berishës abstenoi, por kjo shkaktoi revoltën e kryeministrit të atëhershëm të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Në një deklaratë për mediat, Erdogan tha se Berisha i kishte premtuar që do të votonte pro dhe ndaj veprimin e Tiranës e cilësonte jo korrekt. Fakt është që prej asaj dite marrëdhëniet e Berishës me Erdogan u prishën. Ndaj dhe pa ardhur ende në pushtet Edi Rama pati një marrëdhënie “të rilindur” me Ankaranë. Vitin e shkuar, përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB votoi “pro” rezolutës së Palestinës në OKB. Pas kësaj përfaqësues të opozitës e akuzuan Edi Ramën se po prish marrëdhëniet me aleatin strategjik, SHBA-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button