Mediat, Dimovski: Nuk e pranojmë propozim ligjin e LSDM-së

VMRO-DPMNE është kategorikisht kundër propozim ligjit të VMRO-DPMNE-së për mediat, të cilën dje e propozoi LSDM. Sipas tij, ky propozim ligj nuk ekziston askund në botë, raporton Portalb.

“Me ligjin e LSDM-së parashihet rritja e gjobave për mediat. Ky ligj RTVM parasheh që agjencia e mediave të përbëhet nga njerëz të organizatave joqeveritare. Aty parashihet një baraspeshë e cuditshme. Edhe atëherë kur duhet të shkruhet për ndonjë rast ku është përfshirë një pedofil duhet t’i kemi të dy palët. Ky propozim ligj, që para dy muajve, u refuzua nga të gjitha organizatat e gazetarëve në Maqedoni”, tha Ilija Dimovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së në bisedime.

Ai tha se sonte në tavolinë do të hedhë shembujt nga ligjet e vendeve anëtare në BE, që kanë të bëjnë me fushën e mediave.

“Këto shembuj të vendeve evropiane, shpresoj se do të jenë të pranueshme nga palët në bisedime. Me kësi ligje shtete tjera kanë hyrë në BE. Ata le të vendosin cilin shtet-shembull do ta zgjedhin”, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button