Sindikata e pavarur paralajmëron, 3.100 policë do ta padisin MPB-në?

Goce Dellçev Todev, nga Sindikata e pavarur e Policisë sot kërkoi që Ministria e Punëve të Brendshme, t’i paguajë menjëherë pagat-bonus policëve që kanë punuar orë shtesë gjatë vitit 2015, njofton TV21.

„Orët shtesë janë bërë para së gjithash për shkak të tensioneve në planin politik gjatë vitit 2015. Ne kemi bërë gjithçka, madje disa e kanë dhënë edhe jetën që të mund të jemi të barabartë para ligjit” tha Todev.

3.100 policë vitin e kaluar e kanë paditur MPB-në,  pas së cilës u janë dhënë pagat-bonus për orët shtesë gjatë vitit 2014. Nëse kjo thirrje publike deri te Ministria nuk jep rezultate, atëherë policët paralajmëruan se përsëri do ta padisin MPB-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button