Lehtë është të sulmosh pa e pyetur palën e dytë

[Remenski frenoi edhe një projekt të MPPS-së]

Ky është një tekst jogjithëpërfshirës dhe i njëanshëm, që ka për qëllim ta diskreditojë ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski. Në artikull nuk ka burime të evidentuara, që menjëherë e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij.

Ременски закочи уште еден проект на МТСП Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Remenski frenoi edhe një projekt të MPPS-së

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2015 

Data e recensionit: 02.02.2015

Recensues: Аna Anastasovska

ARTIKLL KRITIKUES

Мateriali që e recensojmë në fillim e kritikon ministreshën Remenski se e ka frenuar një projekt ekzistues të minnistrisë përkatëse.

“Edhe një projekt i Ministrisë për punë dhe politikë sociale është pamundësuar nga ministresha teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski nga LSDM-ja…

Ministria për punë dhe politikë sociale nëpërmjet një kompanie të angazhuar për dërgesa e organizoi marrjen falas të orendive shtëpiake nga shtëpia e donatorit dhe transferimin deri te shtëpia e personit, familjes së rrezikuar në aspekt social, e cila ka nevojë për donacion. Për këtë qëllim ministria ka nënshkruar kontratë me një firmë për transport që vlen deri më 29.12.2015.”

Мirëpo, ky artikull kritikues nuk ofron fakte për pohimet e publikuara, e as që përmend burime të shfrytëzuara, gjë që е vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij. Nuk është prezantuar asnjë dokument që do ta konfirmonte atë që është shkruar, se kontrata e fundit me firmën për transport vlen deri më 29 dhjetor të vitit 2015.

Pohimi i këtillëë, përveç me dokument, ka mundur të vërtetohet edhe me anë të deklaratave nga palët e përfshira, gjegjësisht nga personat e përfshirë në këtë projekt. Mirëpo, në tekst mungon edhe kjo.

Poashtu, në artikull thuhet se Remenski e ka bërë këtë për “arsye të pakuptueshme”. E shkaqet do të jenë të pakuptueshme kur për këtë nuk është kërkuar qëndrim nga pala e përfshirë në këtë rast, ministresha Remenski.

Mirëpo, pala e dytë as që është planifikuar. Teksti le përshtypje se është bërë me qëllim që ta sulmojë ministreshën, pa ofruar me këtë rast argumentim përkatës. Me mënyrën e këtillë të përpunimit dhe të plasimit të informatave janë shkelur disa dispozita nga Kоdi i gazetarëve, në mesin e të cilave edhe neni i parë, ku thuhet në mënyrë të qartë se:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button