Edi Rama: Akuzat që i bëni policisë janë publiciteti më i mirë

Kryeministri Edi Rama komentoi në Kuvend akuzat që po i bëhen Policisë së Shtetit nga opozita pas ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit.

“Sa për betejën e Policisë së Shtetit me krimin dhe kriminelët, kam vetëm një lutje, jo për ju, lutem që ju të vazhdoni të bëni çdo ditë një fletërrufe kundër Policisë së Shtetit.

Është publiciteti më i mirë që i bëni faktit se pa asnjë lloj boje, pa bojë fare, jeni një grup pa asnjë vizion, pa asnjë program, pa asnjë sens drejtimi, pa asnjë sens të së ardhmes, por vetëm recitoni banalitete që ua vënë në gojë, pasi u tregojnë përralla ata që keni në krye, nga lideri tek administratori i ndërmarrjes së falimentuar,” tha Rama.

Kryeministri e nisi duke komentuar deklaratat e opozitës së po bllokon Byronë Kombëtare të Hetimit.

Rama u kujtoi se PS e ka pasur në program BKH përpara se të vinte në pushtet, duke e quajtur qëndrimin e PD një farsë të pashembullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button