Turqi, rrëzohet një mjet ajror amerikan pa pilot

Një mjet ajror pa pilot është rrëzuar të mërkurën në qytetin turk Adana, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të informacioneve të disponueshme fluturakja pa pilot është rrëzuar mbi një livadh në vendin Dogankent. E njëjta kishte fluturuar mbrëmë nga baza ajrore në Incirlik.

Pas rrëzimit të fluturakes pa pilot, ekspertët amerikan dolën në vendngjarje ku filluan një hetim lidhur me rastin.

Dëshmitari okular, Mehmet Bayram, i tha gazetarit të AA-së se kishte parë një dritë se si rrëzohet nga qielli.

“Pas kësaj dëgjova një shpërthim. Në vendngjarje arriti policia. Erdhën edhe ekspërtë amerikanë të cilët bënin hetime”, tha Bayram.

Njëri nga zyrtarët në bazën ajrore Incirlik, konfirmoi se bëhet fjalë për fluturake amerikane pa pilot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button