Kadri Veseli: Presidentja t’i ftojë liderët në tryezën e dialogut

Kadri Veseli ka bërë thirrje që Presidentja t’i ftojë palët për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Ai thotë se “kërcënimi me zgjedhje nuk është opsion, sepse do të krijonim precedan, por dialogu është obligim i të gjithë neve.”

Kjo është qëndrimi i plotë e kryeparlamentarit Veseli: 

Është e domosdoshme qe të gjendet një zgjidhje politike për të kaluar këto sfida dhe për ta orientuar vendin drejt zhvillimit ekonomik.
Është obligim Kushtetues, por edhe moral para qytetareve, që të kalohet kjo situatë.
Po dëmtohemi si brenda ashtu edhe jashtë. Derisa ne po e vazhdojmë konfliktin e brendshëm ne arenën ndërkombëtare po dëmtohemi.
Presidentja e vendit duhet t’i thërras palët në një tryezë te dialogut. Ky është obligim Kushtetues i saj dhe palët duhet te përgjigjen. Kërcënimi me zgjedhje nuk është opsion, sepse do te krijonim precedent, por dialogu është obligim i te gjithë neve.
Çdo zgjidhje duhet të ndodhë mbi bazën e respektimit të Kushtetutës dhe legjitimitetit të dhënë nga qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button