Vetë pyet – vetë përgjigjet

[Recension: Qëndrimet e afërta me LSDM-në e vënë në pikëpyetje pavarësinë e MOST-it]

Gjatë shqyrtimit të përmbajtjeve mediatike që nuk i plotësojnë standardet profesionale dhe etike të profesionit, recensuesit tashmë kanë filluar që zgjedhjen ta bljnë edhe sipas shkallës së “korruptimit” të teksteve, si dhe për nga numri i margaritarëve që e bëjnë atë “korrupsion” më serioz.

01292016-Sitel-MostLinku deri te artikulli origjinal: Qëndrimet e afërta me LSDM-në e vënë në pikëpyetje pavarësinë e MOST-it

Data dhe koha e publikimit: 28.01.2016 – 16:29

Data e recensionit: 29.01.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TRE MARGARITARË

Margaritari i parë në këtë përmbajtje është pyetja:

“A punon asociacioni MOST dhe kryetari i saj Darko Aleksov për agjendën e LSDM-së që të shtyhen zgjedhjet e prillit?  – Kjo është pyetja që e parashtron publiku pas disa paraqitjeve të Aleksovit…”

Në fakt, margaritari qëndorn në përgjigjen e kësaj pyetjeje. “Vetë pyet – vetë përgjigjet”, është formula e joprofesionalizmit. Pyetjen e paska parashtruar publik! Hajde të pyesim edhe ne: Ç’është publikur për këtë kronikë? Në kronikën televizive nuk ka asnjë përfaqësues të atij “publiku” që ta parashtrojë pyetjen, e gazetari ta përcjellë atë.

Margaritari i dytë është “hulumtimi”. Media ka hulumtuar dhe ka ardhur deri te disa të dhëna befasuese për atë se kush e financon dhe sa para ka hardhuar “MOST”-i gjatë katër viteve të kaluara.

Kur do ta mblidhni shumën, nuk mund të ironizoni se ka pasur nevojë të hulumtohet shumë që të njoftohet se ato të dhëna janë publikuar në ueb-faqen e organizatës që sulmohet. Hulumtim i fortë, ska fjalë!

Që këtu mund ta përfundojmë recensionin dhe të konstatojmë se para nesh kemi një përmbajtje mediatike që nuk i respekton parimet themelore të Kodit të gazetarëve siç janë: të mos spekulojë (neni 1); ta theksojë burimin e informatave (neni 4) dhe të jetë i paanshëm dhe i balancuar, që të sigurohet distancë profesionale prej subjekteve politike. (neni 14).

Mirëpo, do të përfundojmë me margaritarin e tretë që gjendet në fund të këtij teksti, në të cilin, si e para, pa asnjë mbështetje serioze në burime dhe dëshmi, bëhet insinuatë klasike, se “ai që nuk është me ne, është kundër nesh”, gjegjësisht, se nëse ndonjë qëndrim përputhet me qëndrimin e taborit kundërshtat politik, atëherë ai patjetër duhet të jetë satelit i opozitës.

Dhe në fund, një vlerësim që nuk është rezultat i metodologjisë së “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media”, por më tepër vlerësim për stilin. Më e “çmueshmja” nga të gjitha është shprehja “koha do ta tregojë”. Një përfundim i rralë dhe jashëzakonisht origjinal.

Ja, tre margaritarë që mjaftojnë për recension të merituar negativ.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button