Babai i Neymar dëshmon në gjykatë: Djali im nuk është fajtor

Neymar da Silva Santos, babai dhe menaxheri i lojtarit të Barcelonës Neymar, të martën dëshmoi para Gjykatës Supreme në Madrid në procesin lidhur me pretendimet për korrupsion dhe mashtrim gjatë transferimit të lojtarit brazilian nga Santosi në Barcelonë, ​​transmeton Klan Kosova.

Babai i Neymar, i cili njëherit është edhe menaxheri i tij doli në mbrojtje të brazilianit duke thënë se Neymar nuk është fajtor për akuzat të cilat i ngarkohen. Ai njëkohësisht kërkoi që Neymar përjashtohet nga hetimi i cili po kryhet kundër tij.

Gjykata spanjolle deklaroi se përmes video-linkut nga Brazili deklaratat e tyre në ciliësinë e të dyshuarve i kanë dhënë edhe presidenti aktual dhe ai i mëparshmi i Santos-it, Odilia Rodrigues dhe Luis Alvaro de Oliveira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button