LSDM: Sa u kushtojnë qytetarëve ekskursionet e përditshme të Emil Dimitrievit?

“Sa para u kushtojnë qytetarëve ekskursionet e përditshme të Emil Dimitrievit nga Probishtip në Shkup dhe anasjelltas. Sa para harxhon për benzinë dhe harxhime tjera marioneta politike e Gruevskit? Sipas të dhënave tona 4 automjete në një rrugë rreth 220 km largësi u kushton qytetarëve të Republikë së Maqedonisë rreth 3000 euro vetëm për benzinë”, theksohet në kumtesën e partisë opozitare LSDM, njofton Portalb.

Nga LSDM shtojnë se VMRO-DPMNE është e njohur për shpërdorimin e parave të popullit, sipas tyre, mijëra euro kanë harxhuar për udhëtime edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button