Moti sot në Maqedoni

Moti sot do t’i ngjajë shumë atij të djeshmit. Kryesisht sot do të mbizotërojë moti me diell. Gjatë mëngjesit temperaturat do të jenë të ulëta, megjithatë gjatë ditës pritet që të njëjtat të ngriten, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do të lëvizin nga 15 deri më 19 gradë celsius nëpër lugina, ndërkaq në pjesën juglindore të Maqedonisë do të arrijë temperatura maksimale, 23 gradë celsius.

Edhe Shkupi pret mot të ngjashëm, të kthjellët dhe me paraqitje të shpeshtë të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 2-3 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 15 deri më 17 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button