Zaev takon liderët e “Aleancës për shqiptarët”

Opozita e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë pushtetin aktual BDI-në dhe VMRO DPMNE-në. Kështu tha kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela, pas takimit që ai dhe kreu i RDK-së Vesel Memeti kishin me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, raporton Alsat M.

“Kemi fuqi t’i kundërvihemi BDI-së, PDSH-së bashkë me VMRO-në. Është mëse e qartë se të ishin përfaqësues të popullit shqiptarë nuk do të gjendeshim në këtë situatë që jemi tani. E njëjta parti politike që për 14 vite ka mandat të përfaqësojë interesat e shqiptarëve nuk ka arritur deri tani të ndryshojë asnjë emër të ndonjë rruge as emër shkolle dhe të mos flasim për diskriminimin që e kemi në buxhet”, deklaroi Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me partitë opozitare shqiptare. Por kjo sot nuk ishte temë e diskutimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button