Remenski padit zëvendësin e saj Dime Spasov

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski ka ngritur 13 kallëzime penale. Njëri është për Dime Spasovin, paraardhësin e saj dhe zv/ministrin aktual, ndërsa 12 të tjerat për drejtorët e shkarkuar në Qendrat e punëve sociale, njofton Alsat M.

Kallëzimet penale për drejtorët e shkarkuar janë për veprim joligjor, ndërsa për Spasovin kallëzimi penal është ngritur pasi në mënyrë të paautorizuar ka urdhëruar drejtorët e shkarkuar të veprojnë dhe të paraqiten në vendet e punës prej ku janë shkarkuar. Remenski thekson se për shkak të veprimeve të këtilla të Spasovit është paraqitur problem mes drejtorëve të shkarkuar dhe atyre të emëruar, ku patjetër është dashur të reagojë edhe policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button