Deputeti i PS-së gjobitet për parkim të gabuar

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia, është gjobitur për parkim të gabuar. Ai e kishte lënë makinën në parking dysh në rrugën e kryesisë së Kuvendit dhe vetë ishte futur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri Tahiri.

Pas mbledhjes ai ka gjetur gjobën në xhamin e makinës. Kolegu, Pirro Lutaj i bëri një fotografi Qefalisë që nuk duhet edhe aq i zëmëruar me gjobën. Ai e postoi atë në Facebook, duke e shoqëruar me diçiturën “policia që duam”.

Në të vërtetë policia i ka gjobitur disa herë deputetët për parkim të gabuar. Nisur nga ky fakt duket se ata nuk e kanë problem të paguajnë 1 mijë lekë të reja gjobë, pasi në të kundërt, s’do t’i linin veturat e tyre në mes të rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button