Radushë, rikonstruktohet salla e sportit në sh.f “Faik Konica”

Nxënësit e Shkollës fillore „ Faik Konica” në f. Radushë, Komuna e  Sarajit, së shpejti orët e Arsimit fizik do të mund t’i realizojnë në sallën bashkëkohore sportive.

“Këto ditë përfundoi rikonstruktimi i objektit me sipërfaqe të përgjithshme prej 558 m2, rikonstruktim  ku  Ministria  e Arsimit dhe Shkencës  investoi mbi pesë milionë denarë. Gjatë këtyre ndërtimeve, u bë ndërrimi i dritareve të sallës së vjetër sportive, si dhe rikonstruimi i tualeteve dhe dyshemesë. Salla sportive përveç fasadës së plotë të energjisë efikase, së shpejti do të pajiset edhe me sistem për ngrohje qendrore. Nxënësit përveç sallës së re sportive, do të pajisen gjithashtu edhe me pajisje bashkëkohore për realizimin e orëve. Salla është e pajisur me shtylla futbolli, basketboll dhe rekuizita, të domosdoshme në futboll, basketboll, hendboll dhe volejboll”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button