SHGM dhe Sindikata e gazetarëve mbështesin propozimet e Vanhojtes

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve ftojnë partitë politike të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi politike dhe pa hamendje të pranojnë propozimet e lehtësuesit belg Piter Vanhojte për reformat të vërteta në sistemin mediatik, raporton Portalb

Sipas kreut të SHGM-së, Naser Selmani, propozimi i Piter Vanhojtes është i bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe idetë më pozitive të gazetarëve dhe ekspertëve të Maqedonisë.

“Ky propozim do të ndihmojë që të kemi media të lira. Duke pranuar propozimet RTVM do të jetë në shërbim të qytetarëve, jo të partive politike, kurse agjencioni i mediave do të jetë trup profesional që do të mbështesë liritë e mediave”, tha Selmani.

Ai fton SHBA-në dhe BE-ë të bëjnë presion të pranohen propozimet e Vanhojtes.

“Për ardhmërinë e Maqedonisë, por edhe të gazetarisë, duhet të themi shkurt dhe qartë se gazetaria ka armiq serioz. Ata janë të zëshëm e të fuqishëm, te ata është pushteti dhe paratë. Neve na mbetet të shpresojmë se qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesa për gazetari profesionale me integritet, që do të ishte zë i popullit”, theksoi numri një i Sindikatës së pavarur të gazetarve, Tamara Çaushidis

“Sindikata asnjëherë nuk do t’u bëjë “amin” vendimeve që e degradojnë këtë profesion. Propozimet e Vanhojtes bazohen nga konsultimet më shoqatën e gazetarëve, me institutin, me sindikatën, prandaj ne qëndrojmë pas tyre”, ka përfunduar Çaushidis.

Nesër partitë politike do t’i vazhdojnë bisedimet në lidhje me reformat mbi sistemin e mediave, që është edhe njëra ndër parakushtet për zgjidhjen e krizës politike dhe për zgjedhje fer dhe demokratike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button