Kiracovski: Një ditë pas rastit të Kumanovës, 3 televizioneve u janë transferuar 2.6 milionë euro

Zëvendësministri plotësues për Shoqëri Informative dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski, sot ka deklaruar se në llogarinë e tre televizioneve “Sitel”, “Alfa” dhe “Kanal 5” në maj të vitit të kaluar, në ditën e parë punuese pas incidentit në “Lagjen e Trimave”-Kumanovë, u janë transferuar mbi 2.6 milionë euro, njofton Portalb.

Sipas Kiracovskit, në llogarinë e “Sitelit” janë transferuar nga 930.000 euro, gjithashtu edhe në llogarinë e “Alfas” janë  transferuar 930.000 euro, ndërkaq në llogarinë e “Kanal 5”, 820.000 euro.

Kriacovski shtoi se në atë tragjedi, mediumet e orkestruara nga Gruevski i kanë gënjyer qytetarët se dikush po përgatit destabilizim të Maqedonisë, edhe pse sipas tij, më pas është zbuluar se në atë rast ka pasur të përzier edhe përfaqësues të lart politik.

Sipas tij, kjo është edhe një dëshmi se pse pa siguruar kushte për informim objektiv, nuk mund të ketë zgjedhje fer dhe demokratike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button