Iniciativa Qytetare – Bogovinë, do të protestojë për ujë të pijshëm

Iniciativa Qytetare – Bogovinë, të premten (05.02.2016) do të protestojë për ujë të pijshëm në qendër të Bogovinës prej ora 13:00, njofton Portalb.

Thirren të gjithë banorët që të marrin pjesë.

“Të nderuar qytetarë të Bogovinës, të nderuar nxënës dhe studentë. Ftoheni të merrni pjesë në protestë ! -PROTESTO OSE UJË NUK KA MË! Bogovina me menaxhimin e ujësjellësit njihet në rajon e më gjerë. Pse të kemi Administrim Komunal?  Ti vendos të kemi apo të mos kemi ujë! Stop administrimit komunal!”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare- Bogovinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button