Në Tetovë të enjten do të mbahet debat publik në temë: 10 vite shtet i robëruar (2006 – 2016)

Në organizim të Transparencë Maqedoni, më datë 4 shkurt (e enjte), në ora 18:00 në Tetovë (në restoranin Teteks ARM) do të mbahet debat publik në temë “10 vite shteti i robëruar (2006-2016)”. Në debatin u cili është i organizuar nga Transparencë Maqedoni do të flasin Sasho Ordanoski, Natalija Popovska, Suad Misini, Ana Janevska Deleva dhe audienca.

Në debat do të debatohet për skandalet e shumta të korrupsionit që përfshijnë shpenzimin e paligjshëm të parave publike të cilat u bënë një mënyrë normale e ushtrimit të pushtetit nga ana e partisë në pushtet, për shkak të shpeshtësisë, shumë shpejt po harrohen, fshihen ose futen “nën qilim” thuhet në ftesën e organizatorit.

Me këtë ngjarje fillon seriali i debateve publike të organizatave Transparencë Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Qendra Maqedonase për edukim evropian të cilat kanë për qëllim të diskutojnë për disa nga sfidat dhe pengesat kyçe në Maqedoni në 10 vitet e kaluara dhe idetë për dalje nga kriza shumëvjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button