Besimi: Maqedonia punon për reformat, por duhet të gjendet zgjidhje për emrin

Krijuam ambient ku, me kusht është thënë, se kriteret politike sërish janë vendosur në tryezë nga ana e vendeve anëtare të caktuara të BE-së në raport me atë nëse në Maqedoni institucionet kanë kapacitet adekuat demokratik  sipas kritereve të Kopenhagës, thotë zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi në intervistën javore për radion Evropa e Lirë.

Ne, potencon Besimi seriozisht punojmë në të gjitha reformat dhe Maqedonia pikërisht për shkak të kësaj sërish ka rekomandim për fillimin e negociatave, por duhet të gjejmë edhe zgjidhje për emrin e fqinjit tonë.

“Kjo nuk është çështje e thjeshtë, të ishte  e thjeshtë do të ishte zgjidhur në dy dekadat e fundit aq sa zgjat ky kontest, por nuk është i pazgjidhshëm. Ka mundësi të zgjidhet dhe atë në interes të të dy palëve, që për ne do të thotë se Maqedonia edhe më tutje të bëj hapa drejt BE-së. Këtë porosi duhet sa më qartë ta pranojnë vendet-anëtare të BE-së dhe prandaj kjo agjendë diplomatike që e bëjmë  nga aspekte të ndryshme me të gjitha vendet-anëtare të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Besimi.

Në raport, shtoi ai ka paragraf të veçantë, fjali, në të cilën KE-ja krahas rekomandimit, tregon se është e gatshme të përgatisë kornizë për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me BE-në, përkatësisht të hapen kapitujt 23 dhe 24 të cilat janë kyçe në raport me reformat, ndërsa gjithashtu edhe korrnizë e cila do të sigurojë në fazën më të hershme të negociatave të arrihet zgjidhja.

“Do të thotë, ka reflektim dhe dëshirë të kyçen, por kjo nuk është garanci se në dhjetor vendet-anëtare ta pranojnë atë, ne të fillojmë negociata pa zgjidhjen e emrit, por është sinjal i fuqishëm se BE-ja është e interesuar për Maqedoninë të tregojë përparim në këtë proces”, deklaroi zëvendëskryeministri Besimi në intervistë për radion Evropa e Lirë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button