Shekerinska në Vrapçishtë shprehet kundër testimit eksterne

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka mbrojtur me forcë idenë e heqjes së testimit ekstern për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore. 

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, duke prezantuar programin e partisë në fshatin Vrapçishtë të Tetovës, ka thënë se testimi ekstern është një ndëshkim për mësimdhënësit, për nxënësit dhe për prindërit. 

Shekerinska ka premtuar një sistem arsimor më cilësor dhe më efikas dhe se në vend të testimit ekstern do të zbatojë parimin e shpërblimit të shkollave dhe mësimdhënësve më të mirë. 

Në takimin me banorët e fshatit, zyrtarja socialdemokrate dëgjoi ankesat dhe kritikat për sistemin aktual arsimor, duke thënë se mësimdhënësit janë shndërruar nga edukatorë në punonjës administrate.

Lajme të ngjashme

Back to top button