Janeva dëshmoi para Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e dy prokuroreve

Prokurorja speciale Katica Janeva është deklaruar para Këshillit të prokurorëve për largimin e dy prokuroreve, Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, nga ekipi i saj, raporton Portalb.

“Sot dhashë deklaratë në lidhje me largimin e dy prokurorëve nga ekipi i Prokurorisë speciale, tani i mbetet Këshillit të prokurorëve të sjell vendim. Për këtë çështje nuk do të përgjigjem, as edhe në pyetjet e gazetarëve sepse së shpejti do të organizojmë konferencë për shtyp”, tha Janeva.

Anëtarët e Këshillit, sipas saj, e kanë pyetur për rrethanat në të cilat ajo e ka sjell vendimin.

“Këshilli në bazë deklaratës time do të sjellin vendimin e tyre. Të dy prokurorët tanimë nuk janë pjesë e ekipit të Prokurorisë speciale”, tha Janeva.

Pas largimit të dy prokurorëve speciale, Këshilli i prokurorëve publik ka formuar Komision. Komisioni ka për detyrë për të vërtetuar relevancën e deklaratave nga të dyja palët, prokurores speciale Janeva dhe dy prokuroreve të larguara. Ndërkaq, Këshilli i prokurorëve do të merr vendim pasi Komisioni të dorëzojë konstatimin për të dyja palët.

“Komisioni i ka deklaratat e të dyja palëve, pasi të konstatojmë relevancën e deklaratave ne do t’ua dërgojmë Këshillit në seancën e radhës dhe pastaj do të informohet edhe opinioni për vendimin dhe qëndrimin e Këshillit”, tha Sasho Vasilevski anëtarë i Komisionit.

Ai ka potencuar se ka nevojë për një intervenim në Ligjin për Prokurorinë speciale.

“Është urgjencë me ndonjë amendament në ligjin për Prokurorinë speciale, të mos vijmë në gjendje që të kemi lloj -lloj interpretime se Këshilli po i bën obstruksione Prokurorisë special, theksoi Vasilevski.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button