Tefejuz dhe Erduan Memeti fitues të turneut “ 13 Nëntori”

Ka përfunduar turneu ndërkombëtarë, “13 Nëntori”, i cili ishte nën organizimin e KM Tefejuz nga Shkupi, i cili kishte sjellë në palestrën sportive të Shkollës Fillore “Adem Jashari” më shumë se 70 mundës nga, Shqipëria, Kosova, Turqia, Bullgaria dhe nga Maqedonia, që u paraqitën mundës nga KM Tefejuz, Liria, Çairi dhe Buçim.

Në këtë turne janë shfaqur shumë luftëra interesante, ndërsa në fund të turneu si ekip më i mirë është shpallur KM Tefejuz, pastaj KM Liria dhe përfaqësuesit nga Turqia.

Trajneri dhe koordinatori i KM Tefejuz, Nazmi Aliu ka thënë se me sukses ka përfunduar ky turne, ku ka sjellë shumë luftëra interesante: “Të gjithë mbetëm të kënaqur nga mundja që u prezantua sot këtu, të gjitha ekipet kanë qenë të kënaqura me kushtet dhe organizimin dhe suksesi për të gjithë ishte i pranueshëm. Falënderoj komunën e Çairit dhe qytetin e Shkupit që na kanë ndihmuar dhe shpresojmë që vit pas viti ky turne të jetë edhe më i fortë”, tha për “Portalb”, Aliu.Në meçet finale që u zhvilluan në kategorinë 42kg fitues u shpall Drylon Syla nga Kosova, vendi i dytë i takoi turkut Bektesh Mukay. Me medalje bronzi u stolisën Amar Murati KM Tefejuz dhe Shaip Brava KM Liria. Në kategorinë 46kg, i pari ishte Besim Ameti KM Çair i cili e fitoi Shamil Taip Gyl nga Turqia, Gjirgji Bozhinov nga KM Buçim dhe Adem Hasani KM Tefejuz ishin të bronztë.

Në kategorinë 50kg Daniel Ganev nga Bullgaria fitoi medaljen e artë, duke e mundur në finale bashkatdhetarin e tij Kristijan Kiriliv, ndërsa me bonzë u dekoruan Amir Rexhepi nga Liria dhe Armin Idrizi nga KM Çair. Në kategorinë 54kg Agron Hoxha nga Kosova e mundi mundësin e KM Liria Samir Rexhepi, ndërsa vendi i tretë u takoi mundësve Fadil Kalisi nga Shqipëria dhe Burak Ziberi nga Tefejuz.

Erxhan Mememti i KM Tefejuz u shpall kampion në kategorinë 58kg, i cili mundi Ramiz Hunelin nga Kosova, ndërsa dy vendet e treta ishin për Jasin Sjefulin e KM Liria dhe Gerçe Batevskin e Buçimit. Në kategorinë 63kg, Emre Junuz nga Turqia fitoi medaljen e artë pasi fitoi Arlind Currin e Kosovës, ndërsa vendi i tretë u takoi Hamza Guneys nga Turqia dhe Denis Krasniçi i Kosovës.

Në 69kg fitues ka dalë Jusuf Ozturk nga Tuqria, i cili e mundi Jusuf Samitin e Lirisë, ndërsa me bronz u stolisën Ivan Stefanov nga Bullgaria dhe Bujamin Nuishi i KM Tefejuz. Kategoria 76kg, i takoi epiteti më i miri mundësit nga KM Buçim, Gjorgji Jovanov i cili e mundi në finale bullgarin Ivanov, ndërsa vendi i tretë ishte për Vase Spasov i Bllaknec dhe Milaim Curi i KM Liria.

Në kategorinë 85kg ka fituar Gorgi Angelov i Buçim, pasi që e fitoi bullgarin Viktor Georgiev, ndërsa të tretë ishin Shkuri Hasani i Tefejuz dhe Mihael Nikolov i Balkanec. Në kategorinë më të rëndë finalen e fitoi Adem Adem i Tefejuz, ndërsa argjend mori Stefan Nikovski i Balkanec dhe dy medalje bronzi shkuan te Martin Srbinovski nga Tefejuz dhe Omer Jakupi i KM Liria.

Mundës më i mirë i turnet u shpall mundësi i KM Tefejuz Erduan Memeti, mundësi më i mirë i huaj ishte Junuz Emre nga Turqia, mundësi më i mirë teknik u shpall Drilon Syla nga Kosova, ndërsa mundës më i mirë nga vendi ishte Adem Adem nga KM Tefejuz. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button