Një i punësuar në pikë-pagesën rrugore është lënduar për shkak të mosmarrëveshjes për pagesë

Një i punësuar në pikë pagesën-rrugore Gllumovë është lënduar pas tentimit të një shoferi me dhunë ta kalojë pikë-pagesë rrugore.

Policia informon se dje rreth orës 12:00 ka filluar mosmarrëveshja rreth pagesës mes të punësuarit G.S. (1966) dhe personit të panjohur i cili e ka drejtuar furgonin.
Sipas informacioneve të policisë bashkëudhëtari i automjetit me dhunë e ka hapur postbllokun, më pas i punësuari ka dalë nga kabina që ta mbyllë atë dhe momentin kur e ka mbyllur postbllokun, është goditur nga furgoni, ku më pas automjeti është larguar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button