Tetovë, banorët e lagjes së Vardarit kërkojnë zgjidhjen urgjente të problemit të tyre

Banorët e lasgjes së Vardarit- Tetovë janë ankuar se institucionet vazhdojnë të mos përfillin kërkesën e tyre për ndërtimin e mbikalimit në rrugën industriale, pasi jeta e tyre dhe e fëmijëve të cilët çdo ditë e frekuentojnë atë për të mbërritur në shkollë është në rrezik të lartë, nga vozitësit e pandërgjegjshëm, raporton Alsat-M.

Në këtë vend, disa herë janë shënuar viktima, prej të cilëve dy të aksidentuarit e fundit, ishin pikërisht nxënës të shkollës fillore.

“Shumë jemi në rrezik shumë jemi, edhe pse i ndalojmë shumica nuk e respektojnë këtë. Kemi kërku me pas një urë këtu apo ndonjë rrugëdalje po nuk ka asgjë”.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë duke shqyrtuar zgjidhjen e këtij problemi .

“Ne jemi duke i shqyrtuar të dy variantet, dhe mendoj se varianti më i pranueshëm edhe në bazë të vlerësimeve të kompetentëve do realizohet”, tha HIsen Xhemaili, kryetar i Këshillit Komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button