Gostivar, lëshohet në përdorim salla e re sportive në SH.F “Ismail Qemali

U lëshua në përdorim salla e re sportive e ndërtuar në shkollën fillore që e mban emrin e heroit kombëtar shqiptar “Ismail Qemali”. 

Salla u vu në përdorim nga kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryeministrit Nikolla Gruevski, ministri dhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, Safet Neziri si dhe  drejtori i SH.F “Ismail Qemali”, Bejtulla Zaimi. 

Sot, për mua si kryetar i komunës së Gostivarit  dhe për qytetarët e Gostivarit është një ditë e veçantë, sepse për herë të parë pas disa dekadave në qytetin tonë e ndërtuam një sallë e re sportive, të cilën sot e lëshojmë në përdorim, tha kryetari Nevzat Bejta.

“Kjo sallë është më e bukura, e rregulluar dhe e ndërtuar në dekadat e fundit. Këtë sallë e meriton shkolla e cila e mban emrin e heroit tone kombëtar “Ismail Qemalit”, sepse kjo është shkolla më e vjetër e Gostivarit dhe për mua si ish nxënës  kësaj shkolle është kënaqësi e veçantë. Kjo sallë sportive do u shërbeje të gjithë nxënësve dhe do u shërbeje të gjithëve fëmijëve të qytetit të Gostivarit, për shkak se shpirti, zemra dhe arteria e qytetit janë fëmijët e qytetit të Gostivarit. Ne do angazhohemi edhe në të ardhmen që edhe në shkollat tjera të bëjmë renovimin e sallave ekzistuese dhe të ndërtojmë salla të reja dhe ato do i vejmë në shërbim të fëmijëve dhe qytetarëve tanë”, theksoi kryetari Nevzat Bejta. 

Në fjalimin e tij, kryeministri Gruevski tha se kjo sallë është shumë domethënëse për banorët e këtushëm e në veçanti për shkollën fillore “Ismail Qemali”. 

“Pas një kohe të gjatë, pas shumë gjeneratave të kaluara përfundimisht edhe kjo shkollë do ta ketë edhe sallën e vetë. Sallën që sot e vejmë në përdorim, është pjesë e projektit të madh të qeverisë për ndërtimin e 145 sallave sportive shkollore në të gjitha pjesët e vendit tonë. Nuk ka më improvizime, nuk ka më orë të edukatës fizike nëpër klasa edhe ose në hapësira të hapura. Tashmë mësimdhënësit dhe nxënësit kanë sallë sportive normale dhe bashkëkohore”, tha kryeministri Nikolla Gruevski. 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski tha për ndërtimin e kësaj salle sportive janë investuar 37 milion denar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. 

“Salla është me sipërfaqe 1300 metra katror dhe me kapacitet prej 400 ulëseve. Janë siguruar të gjitha pajisjet sportive, hapësirë për vendosjen e të njëjtave, dush kabinë, nyje sanitare dhe hapësira për mësimdhënësit”, tha Ristovski. 

Procedura për ndërtimin e kësaj salle sportive filloi në vitin 2007, në kohën e mandatit të parë të kryetarit Nevzat Bejta dhe drejtorit të atëhershëm Qeramedin Selimi, kurse punët në terren filluan në vitin 2009. 

Salla u kompletua me ardhjen në krye të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili u angazhua që kjo sallë të përfundoje dhe të vihet në përdorim, me çka edhe vetë komuna morri pjesë në investimin e punëve përfundimtare. 
 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button