Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi (FOTO)

Kërkimi në internet për vogëlushin me fanellë të Messit (e krijuar nga një qese plastike), fotografia e të cilit u bë hit në rrjetet sociale, ka përfunduar. Ai është një pesë vjeçar nga Afganistani, i identifikuar si Murtaza Ahmadi.
Misteri i fotografisë së një vogëlushi të veshur me një fanellë të Messit të krijuar me qese plastike është zgjidhur më në fund.

Fotografia e fansit më të vogël të Messit që u shpërnda në internet është identifikuar si fotografia e Murtaza Ahmadi, një pesë vjeçar që jeton në një zonë të kontrolluar nga talebanët në Afganistan.

Murtaza nuk ia kishte fare idenë se ishte bërë hit në rrjetet sociale, pasi që fotografia e vëllait të tij më të madh që u postua në Facebook dy javë më parë u bë hit në të gjithë botën, transmeton Gazeta Express.

Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi
Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi

Mijëra njerëz e ri-postuan foton ‘pikëlluese’ të vogëlushit në kushte ekstreme jetësore, duke u përpjekur për ta gjetur atë dhe për t’i dhënë një fanellë të vërtetë futbolli.

Murtaza, babai i të cilit pranoi se nuk ka mundur t’ia blejë atij një fanellë futbolli të Messit, tha që vogëlushi kishte vetëm një top hendbolli për të luajtur me të në provincën Ghazni në Afganistan.

Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi
Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi

“E dua Messin, ai luan mirë, fanella u krijua nga vëllai im dhe më pëlqeu shumë”, tha ai pasi u pyet nga AFP.

“Ne nuk kemi fushë futbolli afër shtëpisë, dhe topi i vetëm që kam është ky i shpuari. Dua të bëhem si Messi kur të rritem”, shtoi ai.

Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi
Vogëlushi i varfër që dëshiron të bëhet si Messi

Fanella u krijua nga vëllai i tij duke përdorur një qese plastike me emrin e Messit në të dhe numrin e shkruar me një laps marker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button