Diplomatët protestuan përpara MPJ-së: Profesionalizëm, jo partizim të institucionit

Sindikati i Shërbimit Diplomatik të Maqedonisë (SSHDM) mbajti, ashtu siç e quajnë ata, protestë paralajmëruese përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme, në të cilën dolën me kërkesa për reprofesionalizmin e shërbimit diplomatik, raporton Portalb.

Sipas protestuesve, revolta e tyre vjen si pasojë e deprofesionalizmit, shembjes së lidhjeve ndërnjerëzore, mosekzistimi të sistemit efikas për punësim dhe përparim në karrierë në bazë të parimeve të drejtësisë, përvojë në punë, në shërbimin dhe standarde të qarta, por edhe duke prezantuar standarde të dyfishta dhe procedura jotransparente më ndryshimin e ligjit dhe akteve nënligjore për Punë të Jashtme.

Ata potencuan se tanimë disa vjet, MPJ nuk i përfillë kërkesat e SSHDM-së, gjë që sipas tyre, nuk ndodhë në asnjë shtet normal.

Përpara protestuesve fjalim ka mbajtur, kryetari i bordit ekzekutiv të SSHDM-së, Sashko Todorovski, i cili theksoi se ky protest është precedent në diplomacinë maqedonase dhe mbanë mesazh të qartë ndaj kërkesave të tyre.

Në emër të diplomatëve, Todorovski, ka porositur që të respektohen kërkesat e sindikatit, përndryshe protestat do të radikalizohen.

Për Portalb është prononcuar edhe nënkryetari i SSHDM-së, Rexhep Saliu, i cili pohon se gjendja në MPJ është kaotike.

“Ka shumë problem të natyrës shqiptare, këtu askush nuk interesohet. Në bazë të normave kushtetuese duhet t’i rregullojë si çdo institucion që ka lidhje me shqiptarët. Interesimi i partive politike në këtë ministri nuk ka të bëjë, as që i intereson dikujt. Përfaqësimi i shqiptarëve në MPJ është katastrofal në strukturën brenda ministrisë, pra nëpër pozicionet e punës, ndërkaq kur bëhet fjalë për zhvillimin e karrierës mund të themi se ajo për shqiptarët është një gjë imagjinare”, thotë për Portalb nënkryetari i SSHDM-së, Rexhep Saliu.

Sipas tij, në pozita udhëheqëse shqiptar nuk ka, përveç atyre që kanë qenë. Është mirë që të rinjve t’u jepet mundësi që ta zhvillojnë karrierën e tyre në suaza të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nëse e themi me përqindje, përfaqësimi në përfaqësinë diplomatike është diku 2 apo 3%.

“Ato pozicionet që në njëfarë forme nuk pajtohemi në aspektin profesional, për shembull për ambasadorët që u takojnë shqiptarëve. Ne duhet të kemi 8 apo 9 ambasadorë, për shkak të mosmarrëveshjeve që i ka BDI me kryetarin e shtetit, gjë që neve nuk na intereson, ne momentalisht e kemi vetëm 1. Brenda ministrisë nuk ka komisione të cilët do të vlerësonin diplomatët të cilët konkurrojnë në konkurset interne, që të zgjidhet ana profesionale apo kualitative, por këtu shkohet me sugjerime partiake, pra çdo gjë është e kontrolluar. Akademia e Adelina Markut, ka vetëm punë interne, por edhe ajo nuk funksionon siç duhet. Sipas ligjit nuk ka të bëjë me përzgjedhjen, por ka të bëjë me edukimin”, shton Saliu.

Sipas tij, institucionet shtetërore janë shndërruar në çerdhe partiake, ai shton se nuk mundet t’i shfrytëzojnë rrethanat profesionale për çështje politike.

“Partitë shqiptare nuk kanë asnjëfarë kompetence. Në strukturat profesionale që janë nëpër ambasade, shqiptarët janë të përfaqësuar në nivel minor dhe me grada të ulëta. Më parë, pra para vitit 2008 ka pasur rend, ndërkaq tani është më ndryshe. Le të na i lënë punët neve, sepse nëse s’munden ata ne vet i bëjmë, por ata as që na kontaktojnë”, thotë për Portalb, nënkryetari i SSHDM-së, Rexhep Saliu.

Përndryshe, keto janë dy kërkesat e protestuesve:

  • Të pezullohen të gjitha ndryshimin e ligjit për Punë të Jashtme nga viti 2008 e këndej dhe aktet nënligjore në bazë të këtyre ndryshimeve, kthimin e tekstit origjinal të ligjit për Punë të Jashtme dhe reinstitucionalizimin e MPJ-së në interes të politikës së Jashtme.
  • Tërheqjen e ligjit për zyrtarët administrativ dhe ligjit për të punësuarit në sektorin publik në vitin 2014, dhe kthimin e ligjit për zyrtarë shtetëror nga viti 2000 në formën origjinale me qëllim të shmangies së plotë të varësisë së të punësuarve nga politikani aktual në krye të institucionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button