Fundosja e anijes me të huaj në brigjet turke, shkon në 39 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 39 numri i të vdekurve nga tragjedia e ndodhur sot në birgjet e Çanakalesë në Turqi, ku një anije e mbushur me klandestinë u fundos ende në rrethana të panjohura, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, roja bregdetare në operacionin e kërkim-shpëtimit ka arritur të gjejë edhe 6 trupa të tjerë të klandestinëve të mbytur nga fundosja e anijes.

Trupat e personave të gjetur janë dërguar në spitalin shtetëror të Ajvaxhëk-ut, kështu numri i të mbyturve në këtë tragjedi arriti në 39.

Burimet thonë se operacioni i kërkim-shëptimit ende është duke vazhduar.

Më para roja bregdetare turke kishte njoftuar mbytjen e 33 personave dhe se në operacionet e kërkim-shpëtimit kishte arritur të shpëtojë 75 klandestinë. Klandestinët ishin duke u përpjekur për të kaluar detin nga Turqia drejt ishujve grek, ndekrohë roja bregdetare turke ka marrë një thirrje për ndihmë rreth orës 04:50 të mëngjesit të sotëm ku menjëherë më pas ka nisur edhe operacionin e kërkim-shpëtimit.

Gjatë ditës së sotme Xhandarmëria turke njoftoi arrestimin e një personi i cili dyshohet se po organizonte trafikun e paligjshëm të qenieve njerore, duke i mundësuar kështu kalimin klandestinëve nga Turqia drejt Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button